Kryetari i Komitetit të Shtetësisë në Bazel Stefan Wehrle, në deklaratën në lidhje me çështjen, tha se ata që duan të bëhen shtetas të Zvicrës janë të detyruar t’i përshtaten sistemit arsimor
U refuzohet aplikimi për nënshtetësi dy vajzave nxënëse muslimane në Zvicër të cilat nuk morën pjesë në lëndën obligative të notit dhe nëpër kampe.
Sipas lajmit të televizionit SRF në Zvicër, zyrtarët zviceran kanë refuzuar aplikimet për nënshtetësi të dy vajzave nxënëse muslimane të moshës 12 dhe 14-vjeçare që jetojnë në Bazel për arsye se nuk kanë pranuar të marrin pjesë në orët e notit dhe në kampe.
Kryetari i Komitetit të Shtetësisë në Bazel Stefan Wehrle, në deklaratën në lidhje me çështjen, tha se ata që duan të bëhen shtetas të Zvicrës janë të detyruar t’i përshtaten sistemit arsimor.
Duke theksuar se sikurse në shumë kantone të Zvicrës, edhe në Bazel orët e notit janë të detyrueshme, Wehrle u shpreh se “Ata që nuk i plotësojnë kushtet e shkelin ligjin dhe për këtë arsye nuk u jepet e drejta për shtetësi.”