Vetëm 2 nga garat e reja të futura në kalendarin e F1 në 15 vitet e fundit kanë arritur të stabilizojnë emrin e tyre në Olimpin e shpejtësisë si evente speciale. Njëra është gara amerikane në Austin, Texas dhe tjetra ajo në Singapor, që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme.
Sejcila prej tyre ka dicka të vecantë që i nxjerr nga e përgjithshmja dhe i bën të jashtëzakonshme. Tashmë nuk është surprizë që Singapori është i dyti vec pas Principatës në Mesdhe. Gara e F1, shto edhe takimet e biznesit e bëjnë një vënd ku realisht dëshiron të jesh.
Ky nuk është më një mesazh i fshehtë duke e bërë eventin një nga më të kërkuarit e kalendarit. Si fillim mund të themi që ambjenti është i tmerrshëm, por kjo shton më shumë atraksionin e një gare në një nga pistat më të gjata dhe vendet më të lagështa.
Singapori është një destinacion tërheqës jo vetëm falë pozicionit gjeografik që lidh juglindjen e Azisë me Botën, por F1 gjatë natës i jep qytetit shtet një dimension ekstra. Cirkuiti që kalon në qendër të qytetit nën magjinë e dritave kombinohet shumë mirë me lartësinë e qiellgërvishtësve.
Largimi i diellit bashkë me nxehtësinë tropikale krijojnë një ambjent surreal edhe për vetë ata që punojnë në F1. Pista është gjithashtu e bukur, kuptohet nuk po flasim për Spa apo Suzuka’n, por Marina Bay Circuit është një sfidë më vete.
Një xhiro e gjatë, garë pothuajse 2 orë, 23 kthesa dhe lagështi intensive e bëjnë Cmimin e Madh më impenjativ në kalendar. Vetëm Malajzia mund ti afrohet. E megjithatë është një garë për të mos u humbur.