Fillimi LajmeBotaRusia kërkon publikimin e tekstit të marrëveshjes së armëpushimit në Siri

Rusia kërkon publikimin e tekstit të marrëveshjes së armëpushimit në Siri

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se Moska kërkon që marrëveshja e armëpushimit në Siri, e cila hyri në fuqi të hënën në mbrëmje, të publikohet, e cila kundërshtohet nga SHBA-të

lavrovMinistria e Jashtme ruse ka kërkuar publikimin e tekstit të marrëveshjes së armëpushimit në Siri, e cili u arrit javën e kaluar pas negociatave maratonë në Gjenevë mes Rusisë dhe SHBA-ve.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të martën deklaroi se Moska kërkon që marrëveshja e armëpushimit në Siri, e cila hyri në fuqi të hënën në mbrëmje, të publikohet, e cila kundërshtohet nga SHBA-të.

“Moska nuk ka asgjë për të fshehur”, tha Lavrov, duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratojë edhe zyrtarisht armëpushimin në Siri.

Vëzhguesit theksojnë se armëpushimi në Siri sot kryesisht është respektuar dhe se në pjesën më të madhe të vendit situata është e qetë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies