Fillimi LajmeBota“FETÖ ka përdorur Haxhin për të përhapur shpifje ndaj Turqisë”

“FETÖ ka përdorur Haxhin për të përhapur shpifje ndaj Turqisë”

nga Shekulli Agency

Özer zhvilloi një konferencë për shtyp në ambientet e Konsullatës në Xhide, ku pjesëmarrës ishin edhe disa zyrtarë të tjerë nga Turqia

gule-111-556744Kryekonsulli i Turqisë në Xhide, Fikret Özer, ka deklaruar se anëtarë të organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) i janë drejtuar haxhinjëve të ardhur nga shtetet e tjera me thashetheme për të ulur imazhin e Turqisë.

Özer zhvilloi një konferencë për shtyp në ambientet e Konsullatës në Xhide, ku pjesëmarrës ishin edhe disa zyrtarë të tjerë nga Turqia.

Duke theksuar se anëtarët e FETÖ-s kanë shpifur dhe gënjyer vetëm për të ulur imazhin e Turqisë edhe në shtëpinë e Zotit, Özer në vijim të fjalës së tij tha: “FETÖ përdori Haxhin për të përhapur shpifje dhe thashetheme për të ulur imazhin e Turqisë. Besimtarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës si, Afrika, Malajzia etj, pyesin se çfarë ka ndodhur më 15 korrik në Turqi dhe anëtarët e FETÖ-s pa asnjë pikë turpi hedhin hi dhe gënjeshtra për të ulur imazhin e Turqisë.”

Ndërsa deputet i AK Partisë për rajonin Kahramanmaraş, Cemalettin Güvenç duke përgëzuar Arabinë Saudite për organizimin e Haxhit tha se Turqia ka kaluar një kohë të vështirë pas 15 korrikut dhe se nga kjo gjë duhen nxjerrë mësime. Güvenç duke nënvizuar vëllazërinë dhe unitetin e përjetuar pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti më 15 korrik falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjen që i ka dhënë Turqisë në këtë periudhë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies