Fillimi PolitikëVuçiç: Nuk do të nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vuçiç: Nuk do të nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës

nga Shekulli Agency

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot në seancën e bordit të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) në pushtet deklaroi se nuk do të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht presioneve.

Ai tha se presionet do të jenë të mëdha si para ashtu edhe pas mesit të qershorit, kur dialogu për Kosovën duhet të vazhdojë.

“Thelbi i drejtimit të vendit është në pavarësi, që ju të mund të merrni vendime në emër të Serbisë. Asnjë i huaj ose ambasador nuk do t’i marrë ato”, tha Vuçiç.

Ai përsëriti se “Prishtina nuk po përmbush detyrimet e saj, por se në Perëndim nuk janë të shqetësuar për këtë”.

Vuçiç shtoi se në dy ditët e fundit ai mësoi se do të shpallet “fajtor” për problemet e shumta në rajon për shkak të “non paper”-it.

“As kam ngrënë qepë, as kam nuhatur qepë. Nuk kam mbështetur asnjë prej tyre sepse Kosova është e pavarur në çdo vend. Unë jam fajtor për këtë dhe për faktin se askush nuk ka dashur një Serbi të fortë që nga Kongresi i Berlinit në 1878. Ata e shohin Serbinë si një faktor përçarës. Për shkak të kësaj, ajo është e penguar në kuptimin ekonomik dhe politik”, tha Vuçiç.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies