Fillimi LajmeSHBA: Do të vendosim sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Bjellorusisë

SHBA: Do të vendosim sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Bjellorusisë

nga Shekulli Agency

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se do të vendosin sanksione gjithëpërfshirëse ndaj qeverisë së Bjellorusisë e cila uli me “forcë” avionin e pasagjerëve të kompanisë Ryanair dhe arrestoi një gazetar bjellorus.

Psaki nëpërmjet një deklarate me shkrim njoftoi se administrata e SHBA-së në mënyrë të koordinuar me aleatët e tjerë është përgatitur që të vendosin sanksione ndaj Bjellorusisë.

“Ulja e një avioni tregtar të Ryanair nga Bjellorusia derisa fluturonte mes dy vendeve të Bashkimit Evropian dhe arrestimi i gazetarit bjellorus Roman Pratasevich është fyerje e drejtpërdrejt e normave ndërkombëtare”, tha Psaki duke nënvizuar çështjen e sanksioneve.

Ajo bëri të ditur se në listën e sanksioneve janë rivendosur 9 kompani bjelloruse të cilat kishin pësuar më parë nga sanksionet e 3 qershorit. Psaki theksoi se bashkë me aleatët evropianë vazhdojnë përgatitjet e sanksioneve gjithëpërfshirëse që do të vendosin në objektiv qeverinë e Aleksander Lukashenkos.

Ngjarja e avionit të udhëtarëve të Ryanair

Avioni i Ryanair që udhëtonte nga Greqia në Lituani me 123 pasagjerë në bord, kreu ulje emergjente më 23 maj në aeroportin e Minskut pas një denoncimi për bombë derisa ndodhej në hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Gjatë kontrollit të avionit në aeroport u arrestua Roman Pratasevich, shtetasi bjellorus që njihej me identitetin e opozitarit, themeluesi i një llogarie të medias sociale nga ku drejtoheshin protestat e paligjshme në vend dhe i cili kërkohej në Bjellorusi me arsyetimin e përfshirjes në ngjarje terroriste.

Pas kontrolleve të nevojshme u theksua se denoncimi për bombë ishte i pavërtetë dhe avioni u largua nga aeroporti i Minskut dhe bëri ulje në Vilnius.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies