Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se muajin e ardhshëm ka planifikuar të fillojë platformën e tij të medias sociale “TRUTH Social”.
Sipas lajmit të BBC-së, Trump në një deklaratë nga platforma e tij duke vënë në dukje se “do të qëndrojë përballë tiranisë së kompanive të mëdha të teknologjisë” akuzoi këto kompani për të heshtur zërat opozitare në SHBA.
“Jetojmë në një botë ku talebanët tregojnë një prani të madhe në Twitter, por që presidenti më i dashur amerikan bëhet të heshtë. Kjo është e papranueshme”, tha Trump.
Duke theksuar se “TRUTH Social” do hapet muajin e ardhshëm për të ftuar të përzgjedhur, Trump shtoi se platforma është planifikuar të bashkohet me përdoruesit në tremujorin e parë të vitit 2022.
Platformat e medias sociale, Twitter, YouTube dhe Facebook në pronësi të Google-s, pezulluan llogaritë e Trumpit për shkak të pretendimeve se ka kontribuar në ngjarjet e Kongresit më 6 janar dhe se ka bërë parregullsi në zgjedhjet presidenciale 2020.
