Fillimi Opinion/AnalizaPOLITIKANËT SHQIPTAR SHKALLMUAN KOMBËTARIZMIN DHE CENTRALIZUAN NACIONALIZMIN!

POLITIKANËT SHQIPTAR SHKALLMUAN KOMBËTARIZMIN DHE CENTRALIZUAN NACIONALIZMIN!

nga Shekulli Agency

Nga Savash VELIU

Në Shqipëri dhe Kosovë, me qenë anti-amerikan do të thotë të shkosh me interesat ruse apo kineze që bien ndesh me NATO-n. Po me qenë anti Turqisë a nuk është e njëjtë sepse edhe ajo është në NATO. Atëherë, përse janë kundër saj, të thuash kinse vetëm Amerika, Rusia dhe Kina ekzistojnë si zgjedhje për shqiptarët!? Pse Turqia duhet të shihet si e përjashtuar nga menyja e kombinatorikës gjeopolitiko-strategjike gjithnjë, e nëse gjykohet defakto ajo është më e pranishme në këtë rajon sot si politikisht ashtu edhe ushtarakisht sipas situates së kohës.   

Pra, është qëndrim gjeopolitik. Kudo është kështu. Thuhet se; Demokracia është çështje e brendshme, nuk eksportohet. Por praktika dëshmon krejt ndryshe. Bota perëndimore me NATO pikërisht eksporton demokracinë qetësisht apo dhunshëm. Prandaj, nuk duhet të bisedohet për demokracinë si çështje absoluto-shoqërore sepse ajo në fakt është një Sistem skllavërues dhe kolonizues të imperialistëve ndaj shtresave njerëzore sa fizike aq edhe mendore…! Prandaj, Qëndroni ashtu siç jeni. Mbroni fenë tuaj, kombësinë tuaj. Çmimi i humbjes së identitetit tuaj është skllavëria!

Në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia dimë për falemnderit amerikanëve që po “investohen” për demokratizim, se përndryshe ata kanë baza edhe në vende të pazhvilluara dhe shohin vetëm interesin strategjik të tijën.

Në Shqipëri dhe Kosovë s’ka ndonjë anti-amerikanizëm të zëshëm. Ka disa nostalgjikë stalinistë dhe titistë, por pa zë dhe parti. Ka edhe disa nostaligjikë të marrëdhënieve me Kinën, e këta me të drejtë flasin për miliona dollarë investime kineze. Por me Rusinë kishte rëndësi se ishte një botë e tërë që u hap për shqiptarët që shkuan në studime e specializime, dhe ishte e mbetet e veçantë për ‘’shkollarët’’ që u arritën në frymën bolsheviko-pansllaviste. Thuhet se internacionalja (pafesia) si Ideali i Enver Hoxhës ishte drejtuar në mbrojtje të Diktaturës Konservative Pan-ortodokse mbi bazën Komuniste sikur Kauzë Kombëtare, një helmë i injektuar në venat e shumë intelektualëve që vajtën në kazamatet e rusisë, francës dhe beogradit matan dhe këtan kufirit që do shkërmoqin më vonë idealet dhe kauzën kombëtare!!!

Si në Shqipëri edhe në Kosovë e më gjërë ka kolonizimë mendor dhe të korruptuar. Kjo nuk na lë të bëjmë as diplomaci e as politik e as intelektualizëm të mirëfilltë dhe profesionalizëm të denjë, sepse në këtë fushë s’ka dashuri apo urrejtje, por interesa klanesh për të sunduar popullin. Ndaj, rusët e kinezët si kemi armiq, por as amerikanët miq si kemi. Enveri i fuste të gjithë në një thes.  

Dhe tani shikoni se çfarë fruti kanë dhënë këta specie të veçanta të shkolluara në Moskë dhe Beograd të infiltruar në politikën shqiptare, po edhe ca intelektual të marrë si Kadareja që për çdo moment ndjenë kënaqësi kur përbalt Kombin në këmbim të një çmimi letrar. Janë ca gojë plotë qofshin kosovar apo të shqipërisë që barazojnë shtetin e Kosovës mes Austrisë dhe Gjermanisë dhe kërkojnë dy shtete të veçanta, e jo si shembulli i dy Gjermanive të bashkuar në një tërësi si Komb me një Shtet të përbashkët shqiptar.

Mungesa e këtyre nuancave thelbësore na dëmton sot të mendojmë si komb i shëndetshëm. Sot kuptojmë se enverizmi dhe titizmi është sistem binar – O me mua, o kundër meje!

Sali Berisha është enveristë dhe gjithë pasardhësit politik të sotëm shqiptar qofshin socialist apo demokrat. Ata nuk janë as pro, as anti-amerikan. Ata janë prorusë e prokinez e proamerikan por edhe antishqiptar. Ai dhe tjerët janë po aq të korruptuar sa Rama dhe politikanët Kosovar që vendin e kanë në burg për korrupsion, jo se thonë amerikanët por ashtu duhet të ishte. Amerikanët kanë bërë plot gabime dhe vazhdojnë qëllimisht të gabojnë sepse e kanë si prioritet të departmentit shtetëror.  

Si Berisha edhe pinjollët këtej kufirit e kanë stimuluar këtë kolonizim mendor me amerikanët, si dikur më sovjetikët, sepse ka qenë sekretar Partie i Enverit, kurse disa këtej kufirit janë pioner të Titos që dobësuan kombëtarizmin në të cilën më së shumti thirren nē atë farë feje ‘’Nacionalizmi’’ që e katandisën gjithë çështjen kombëtare vetëm te shqiponja dhe gjuha shqipe që kurrë s’ia arritën ta barazojn me ate sllavishten. Po ata sot çirren pse se kuptojnë se pa nacionalizëm s’ka kohezion shoqëror.

Politikanët socialist të rikomponuar në demonkrat, me shkallmimin që i bënë kombëtarizmit duke koloboracionuar me millosheviçin sikur Berisha, ia hapi rrugën si Ramës ashtu edhe politikanëve Kosovar që të mbretërojnë të qetë si oligarkë e patronazhist sot.

Këta politikan shqiptar o nuk e kuptojnë o shtiren se nuk e kuptojnë politikën kombëtare sepse ata njëratjetrës ia dhurojnë pushtetin në cikle si stafetë herë si majtistë e herë si djathtistë por, në fund të gjithë janë një bagël kolonizuesh mendjesh të cilës ia sheh sherrin i tërrë kombi. Sigmund Freud thotë; “Shumica e njerëzve nuk e duan në të vërtetë lirinë, sepse liria përfshin përgjegjësinë, dhe shumica e njerëzve i druhen përgjegjësisë”! Prandaj këta politikuaj jetojnë lirshëm sepse kanë një popullë që ka frikë të kërkoj përgjegjësinë për vete e lere për ata të korruptuarit që u qëndrojnë mbi kokë! Prandaj, Sami Frashëri thotë, ”Vuajnë të gjithë njerëzit e ndershëm atje ku lartësohenë kriminelët”! Sepse të korruptuarit në shoqërinë tonë sot vrasin dhe izolojnë çdo person të ndershëm në mënyrë që të mos ketë dëshmi për korrupsionin e tyre. Është Frika për të mos u ballafaquar me të vërtetën dhe sfidën e mosguximit për ta mbrojtur moralin, dhe ajo prodhon sindromin ugurzi. Pra, ky tipar gjithmonë i ka bashkuar injorantët kundër një idili që ndriçon pandërprerë.

Edhe udhëheqësit e UÇK-së janë sikur ish udhëheqësit e LNÇ-së gjatë Luftës së Dytë Botërore të cilët i luftonin Ballistët e më pas iu kthyen në vrasjen e gjithë Kombit shqiptar!

Por mos harojmë, një pjesë e fajit është edhe i popullit shqiptar që është keqtrajtuar me dekada nga politikat regjimiste, por nuk e kuptoj përse sot ende heshtin! Kam parë çka kam parë por, një Popull që dënon vazhdimisht veten nuk kam parë… Ky popull nuk është popull por Turmë e sëmur mendësisht – Psikopat Milet! “Çdo gjë këputet kur hollohet. Vetëm zullumi këputet kur trashet”, thotë fjala e urtë.

 Kurse Sejid Kutubi thotë; ‘’Të shtypurit janë të shumtë, ndërsa zullumqarët janë pak.

Ç’farë i detyron shumicën të i nënshtrohen pakicës?

Ata i detyron të nënshtrohen dobësia e shpirtit, rënia e ambicies së lartë, mungesa e krenarisë si dhe të distancuarit nga dinjiteti”!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies