Fillimi PolitikëSHBA: Pretendimet se Kina po teston një raketë hipersonike janë shqetësuese

SHBA: Pretendimet se Kina po teston një raketë hipersonike janë shqetësuese

nga Shekulli Agency

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, gjenerali Mark Milley tha se pretendimet se Kina po teston një raketë hipersonike janë “shqetësuese”.

Milley në një deklaratë për “Bloomberg News” lidhur me pretendimet se Kina po teston një raketë hipersonike tha se testimi i sistemit raketor hipersonik nga ana e Kinës është një “situatë e rëndësishme”. Ai tha se këto zhvillime janë “shumë shqetësues”.

“Ne i kushtuam vëmendjen tonë të plotë. Përpjekjet ushtarake të Kinës të këtij lloji tregojnë nevojën që edhe SHBA-ja të zhvillojnë punimet e saj”, tha Milley.

Ai potencon se ushtria kineze është bërë “një ushtri shumë e aftë që mbulon të gjitha fushat dhe me ambicie globale”.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), John Kirby, pas deklaratave të Milley, ai tha: “Kjo teknologji nuk është diçka për të cilën ne jemi të huaj, diçka për të cilën nuk e mendojmë”.

Kirby theksoi se SHBA-ja vazhdon përpjekjet e saj për të forcuar sistemet e saj të mbrojtjes dhe ka synime për sistemet e veta hipersonike.

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se ishte i shqetësuar për pretendimet se Kina po testonte një raketë hipersonike.

Gazeta “Financial Times” më 16 tetor njoftoi se Kina ka kryer një test rakete hipersonike në korrik, duke cituar 5 burime që nuk donin të përmendeshin. Në lajm pretendohet se raketa u ngjit në orbitën e ulët të Tokës, por humbi objektivin e saj me një devijim të lehtë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies