Fillimi PolitikëRusia i kundërpërgjigjet hapit të Britanisë për rritjen e rezervave bërthamore

Rusia i kundërpërgjigjet hapit të Britanisë për rritjen e rezervave bërthamore

nga Shekulli Agency

Rusia kritikoi dje Britaninë e Madhe lidhur me vendimin e fundit për rritjen e potencialit të saj bërthamor.

Duke iu referuar një dokumenti të politikës së jashtme të botuar nga Britania të martën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ishte “e papranueshme” për Londrën të cilësonte Rusinë si një kërcënim.

“Ky është një vendim që dëmton stabilitetin ndërkombëtar dhe sigurinë strategjike. Pozicionimi i Rusisë si një kërcënim është i papranueshëm për ne sepse nuk është i vërtetë. Rusia nuk është një kërcënim, rritja e numrit të kokave bërthamore është ajo që kërcënon paqen në të gjithë botën”, tha ai.

Peskov potencoi se pavarësisht dallimeve të tyre me vendet tjera, Rusia vazhdon të nxisë bisedime ndërkombëtare mbi kontrollin e armëve dhe stabilitetin strategjik, përfshirë edhe SHBA-në.

Në një dokument prej 114 faqesh, të titulluar “Britania Globale në moshën konkurruese”, Britania zbuloi planet për rritjen e kufirit të rezervave të saj të kokave bërthamore nga 180 në 260.

Dokumenti identifikon Rusinë si “kërcënimin më të madh” për sigurinë e vendit.

Aty theksohet se vendi do të zhvendosë vëmendjen drejt vendeve Indo-Paqësorë, të cilat i përshkroi si “motori i rritjes” në botë dhe se Britania do të punojë me Kinën ku është në përputhje me vlerat dhe interesat e saj edhe pse vendi paraqet një sfidë të madhe.

Sipas dokumentit, Britania synon të bëhet “superfuqi e shkencës dhe teknologjisë” deri në fund të dekadës.

Dokumenti gjithashtu thekson se terrorizmi do të mbetet sfida kryesore, duke treguar se në dekadën e ardhshme mund të ndodh një sulm kimik, biologjik, radiologjik ose bërthamor.

Më tej dokumenti nënvizon se SHBA-ja do të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik i Britanisë, duke shtuar se partnerë strategjikë janë edhe Gjermania, Irlanda, Italia si dhe Polonia.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies