Flotat britanike dhe franceze, të cilat aspironin të pushtonin Stambollin dhe të shtynin Perandorinë Osmane jashtë Luftës I Botërore, tentuan të kalojë ngushticën e Çanakalasë me luftanije, por dështuan.
Ky sulm, i cili rezultoi me fitoren e madhe të forcave detare dhe ushtrisë osmane, shkaktoi humbje të mëdha në flotat e Anglisë dhe Francës dhe i detyroi ato të tërhiqen.
Duke kuptuar se nuk mund ta kalojnë ngushticën nga deti, forcat pushtuese filluan sulmet tokësore.
Pavarësisht humbjeve të mëdha të popullit turk, i cili shfaqi trimëri dhe sakrificë të jashtëzakonshme, forcat okupatore nuk arritën ta kalojnë ngushticën.
“Çanakalaja nuk kalohet!”: Kjo u përsërit edhe njëherë me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për miqtë dhe armiqtë.
Fitoren e Betejës Detare të Çanakalasë, Turqia e feston me entuziazëm në çdo përvjetor. trt-shqip
