Fillimi PolitikëKina vendos kundër-sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë

Kina vendos kundër-sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë

nga Shekulli Agency

Kina ka njoftuar kundër-sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë pasi SHBA-ja javën e kaluar vendosi kufizime të ngjashme ndaj zyrtarëve kinezë.

Sipas të përditshmes kineze ‘Global Times’, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, Wang Wenbin, në një konferencë për media në Pekin tha se vendi i tij vendosi të marrë kundërmasa reciproke dhe të kufizojë vizat për zyrtarët amerikanë “në përgjigje të praktikës së SHBA-së për vendosjen e kufizimeve të vizave ndaj zyrtarëve kinezë për çështje që lidhet me të drejta e njeriut”.

Sanksionet ndaj zyrtarëve amerikanë të pa specifikuar nga Pekini vijnë pasi Washingtoni javën e kaluar pretendoi përfshirjen e zyrtarëve kinezë në “akte shtypëse kundër anëtarëve të grupeve të pakicave etnike dhe fetare, si dhe të praktikuesve fetar dhe shpirtëror brenda dhe jashtë kufijve të Kinës, përfshirë brenda SHBA-së”.

Pekini kritikoi këtë lëvizje dhe kërkoi që SHBA të kthejë pas hapin ose do të përballej me veprime reciproke.

“SHBA kundërshton përpjekjet e PRC-së (Republika Popullore e Kinës) për ngacmimin, frikësimin, kontrollimin dhe rrëmbimin e anëtarëve të grupeve të pakicave etnike dhe fetare, përfshirë ata që kërkojnë siguri jashtë vendit që flasin në emër të këtyre popullatave të cenueshme”, thuhet në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Departamenti amerikan theksoi se kufizimet e vizave u vendosen zyrtarëve kinezë të cilët “besohet se janë përgjegjës ose bashkëpunëtor në politika ose veprime që synojnë shtypjen e praktikuesve fetar dhe shpirtëror, anëtarëve të grupeve të pakicave etnike, disidentëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut, gazetarëve, organizatorëve të punës, organizatorëve të shoqërisë civile dhe protestuesve paqësor në Kinë dhe më gjerë”.

Washingtoni i bëri thirrje Pekinit të ndalojë “aktet shtypëse transnacionale, përfshirë përpjekjet për të heshtur aktivistët amerikanë ujgur dhe individë të tjerë ujgur që i shërbejnë popullit amerikan, duke u mohuar lejen e daljes anëtarëve të familjes së tyre në Kinë”.

Ndërkohë, siç raportoi ‘Global Times’, Ministria e Tregtisë e Kinës kërkoi nga pala amerikane që “menjëherë të korrigjojë keqbërjet e saj dhe të ndalojë politizimin e çështjeve ekonomike dhe tregtare”.

“SHBA duhet të garantojë një mjedis të drejtë, të qëndrueshëm dhe jo-diskriminues të tregut për bizneset në të gjithë globin, përfshirë kompanitë kineze”, tha një zëdhënës i ministrisë në Pekin.

Njoftimi vjen pasi Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së shtoi dy entitete kineze të telekomunikacionit në listën e saj të pretenduar për rrezik të sigurisë.

Pekini paralajmëroi për “masa të nevojshme për të mbrojtur të drejtat legjitime të kompanive kineze”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies