Fillimi PolitikëHungaria thërret ambasadorin ukrainas për “komentet fyese”

Hungaria thërret ambasadorin ukrainas për “komentet fyese”

nga Shekulli Agency

Hungaria thirri ambasadorin ukrainas për komentet fyese nga Ukraina në lidhje me qëndrimin e Budapestit ndaj Rusisë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, në rrjetet sociale u shpreh se vendi i tij mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe lejon njerëzit që duan të largohen nga vendi, të hyjnë në Hungari.

Duke theksuar se qeveria nuk do të rrezikojë sigurinë e hungarezëve, ai tha se nuk do ta furnizojnë Ukrainën me armë dhe nuk do të mbështesin sanksionet energjetike kundër Rusisë.

“Kjo nuk është lufta jonë, kështu që ne duam dhe do të qëndrojmë jashtë saj”, tha ai.

Ai i kërkoi udhëheqësit ukrainas të ndalojë ofendimin e Hungarisë dhe të pranojë vullnetin e popullit hungarez.

Duke kujtuar se qeveria aktuale fitoi zgjedhjet e 3 prillit, ai tha se hungarezët mbështesin politikën e qeverisë në lidhje me luftën.

Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kryeministri hungarez Viktor Orban do të duhet të zgjedh midis Moskës dhe “botës tjetër” dhe se lideri hungarez kishte frikë nga ndikimi rus.

Orban shënoi një “fitore të madhe” në zgjedhjet e përgjithshme të vendit. Ai fitoi mandatin e katërt radhazi si kryeministër me rreth 86 për qind të votave të numëruara.

Lufta Rusi-Ukrainë, që filloi më 24 shkurt, ka tërhequr zemërim ndërkombëtar, me ndër të tjera Bashkimin Evropian (BE), SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, që po zbatojnë sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1.480 civilë kanë humbur jetën dhe rreth 2.200 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, megjithëse shifra e vërtetë dyshohet se është shumë më e lartë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 4,2 milionë ukrainas gjithashtu kanë ikur jashtë vendit, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies