Fillimi LajmeKremlini: Ukraina në Bucha ka organizuar një shfaqje tragjike kundër Rusisë

Kremlini: Ukraina në Bucha ka organizuar një shfaqje tragjike kundër Rusisë

nga Shekulli Agency

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendoi se Ukraina në qytetin Bucha ka organizuar një “shfaqje tragjike të planifikuar mirë” kundër Rusisë.

Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin Moskë, Peskov tha se pretendimet kundër Rusisë lidhur me përjetimet në qytetin Bucha janë të pabaza.

Duke mbrojtur idenë se pretendimet janë një “mashtrim” në përpjekje për të njollosur ushtrinë ruse, Peskov tha se “Insistojmë që akuzat ndaj ushtrisë ruse janë të pabaza dhe një shfaqje tragjike e organizuar mirë. Kjo nuk do të funksionojë”.

Peskov tha se Rusia lidhur me çështjen ka paraqitur informacione të ndryshme në platforma të ndryshme përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. “Vendet perëndimore kanë mbyllur sytë dhe veshët dhe nuk duan të dëgjojnë asgjë. Kjo fatkeqësisht është e vërtetë, por pavarësisht kësaj ne do të vazhdojmë të shpjegojmë argumentet tona”, tha Peskov.

Më tej Peskov shtoi që ata kanë dyshime se mund të kryhet një hetim vërtet i pavarur për situatën në Bucha.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies