Fillimi LajmeYıldırım: Operacioni për çlirimin e Rakka-s ka filluar të premten në mbrëmje

Yıldırım: Operacioni për çlirimin e Rakka-s ka filluar të premten në mbrëmje

nga Shekulli Agency

Operacioni i mbështetur nga SHBA për çlirimin e qytetit sirian Rakka nga organizata terroriste DEASH ka filluar të premten në mbrëmje, njoftoi kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të mediave në kryeqytetin Ankara të shtunën vonë, Yıldırım tha se SHBA-të kanë informuar Turqinë në lidhje me operacionin para fillimit të saj.

Yıldırım përsëriti kundërshtimin e Turqisë për metodën amerikane të kryerjes së operacionit në Rakka dhe tha se SHBA-ja ka siguruar se armët e përdorura nga ana e PKK/PYD në Siri nuk do të jenë kërcënim për Turqinë.

“Ata (SHBA-ja) na thanë se kjo nuk ishte opsion, por obligim (bashkëpunimi me PYD/YPG në operacionin Rakka) dhe se bashkëpunimi taktik me ta nuk do të vazhdojë për shumë kohë pas operacionit Rakka”.

Dallimi në mes Uashingtonit dhe Ankarasë në Siri kryesisht ka të bëjë me mënyrën se si ata i shohin grupet e armatosura në rajon.

Qeveria turke konsideron PYD/YPG se është dega siriane e PKK-së, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja.

Megjithatë, SHBA-të nuk e shohin PKK/PYD të njëjtë, dhe ka vazhduar me mbështetjen e grupit në betejat kundër DEASH-it në Sirinë veriore. Forcat e mbështetura demokratike siriane YPG kanë qenë partner kryesor i Uashingtonit në luftën kundër DEASH-it.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies