Fillimi Lajme“Tërmeti në Türkiye ishte një nga më të fuqishmit në rajon që nga viti 1668”

“Tërmeti në Türkiye ishte një nga më të fuqishmit në rajon që nga viti 1668”

nga Shekulli Agency

Tërmetet e kësaj jave në Türkiye-n jugore ishin ndër më të fortët që goditën rajonin që nga viti 1668, tha për Anadolu Marc De Batiste, gjeolog në Universitetin e Gentit, një nga institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Belgjikë.

Të paktën 8.574 persona humbën jetën dhe 49.133 të tjerë u plagosën pas dy tërmeteve të fuqishme që tronditën Türkiye-n jugore të hënën.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaras, goditën dhjetë provinca, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

De Batis deklaron se tërmeti 7.7 ballë ishte në fakt tërmeti i parë ose i dytë më i madh i regjistruar ndonjëherë në Turkiye, pas tërmetit 7.8 ballë në Erzincan në 1939, i cili mori 33 mijë jetë.

Tërmeti i dytë ishte ndër 11 tërmetet më të fuqishme të regjistruar ndonjëherë në vend, shtoi Batiste.

Arsyeja kryesore pse tërmetet ishin të një shkalle shkatërruese është se epiqendra ishte e cekët dhe më afër sipërfaqes, sipas gjeologut belg.

“Sa më i cekët tërmeti aq më të forta janë lëkundjet. Intensiteti i lëkundjes, së bashku me kohëzgjatjen e lëkundjes, shkakton dëme më të mëdha. Lëkundja e dytë shumë e fortë goditi të njëjtën zonë që u trondit nga e para, gjë që i përkeqësoi gjërat”, shtoi ai.

Ai theksoi se zona e prekur nga tërmetet shtrihet në pllakën tektonike të Anadollit Lindor, zona kryesore e shkarjes në Türkiye-n lindore.

“Pra, kjo ishte një ngjarje e shkarjes, që do të thotë se dy pjesët në të dyja anët e pllakave lëviznin horizontalisht në raport me njëra-tjetrën”, shpjegoi ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies