Fillimi LajmeKatari dërgon 10 mijë shtëpi kontejnerësh në Türkiye dhe Siri për të prekurit nga tërmeti

Katari dërgon 10 mijë shtëpi kontejnerësh në Türkiye dhe Siri për të prekurit nga tërmeti

nga Shekulli Agency

Katari do të dërgojë 10 mijë shtëpi me kontejnerë për viktimat e tërmetit në Türkiye dhe Siri.

“Si pjesë e përpjekjeve për ndihmë, Katari do të dërgojë 10 mijë shtëpi kontejnerësh në rajonet e prekura nga tërmeti në Türkiye dhe Siri”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Siç raporton agjencia zyrtare e Katarit QNA, Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani ka urdhëruar ngritjen e një “ure ajrore” drejt Türkiye-s.

Në lajmin, për të cilin u raportua se me transportin ajror do të shkojë një ekip nga Grupi Ndërkombëtar i Kërkim-Shpëtimit të Katarit, thuhet se ky ekip do të krijojë një spital fushor, do të dërgojë ndihma humanitare, materiale për të luftuar kushtet e dimrit dhe çadra.

Anadolu Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies