Qendra e aviacionit dhe hapësirës në Turqi, TAI, do të bashkëpunojë me Poloninë në kuadër të programit “KRUK” për furnizimin e këtij vendi me helikopterë luftarakë.
Me programin e prodhimit të helikopterëve të tipit T-129 ATAK, kompania turke TAI për pak kohë ka fituar një përvojë të rëndësishme. TAI mori pjesë në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes, MSPO 2015, që vazhdon në Poloni, dhe me këtë rast ka nënshkruar edhe Memorandume Mirëkuptimi me 4 firma polake që operojnë në këtë fushë.
Kurse ASELSAN, një firmë tjetër turke pjesëmarrëse në këtë panair, synon të marrë pjesë në projektet e Polonisë për modernizimin e tankeve dhe Sistemet e Mbrojtjes Ajrore.
Për të nisur bashkëpunimin në këtë drejtim ASELSAN realizoi takime të nivelit të lartë me Grupin Polak të Armatimit (PGZ SA), një ndërmarrje shtetërore, ku janë mbledhur të gjitha firmat publike polake që veprojnë në sektorin e industrisë së mbrojtjes.
Në panairin e mbrojtjes në Poloni, ASELSAN prezanton prodhimet e veta, kryesisht Sistemet e të Lëshimit të Raketave, Sistemet e Ndërlidhjes, Sistemet Elektro-Optike, Elektronikën Ajrore, Sistemet e Telekomanduara të Armatimit dhe Sistemet e Luftës Elektronike.
