29
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është treguar shumë i ashpër me politikat që po ndjekin vendet e BE-së.
Ai ka kërkuar më shumë ndjeshmëri dhe bashkëpunim, pasi sipas tij deti Mesdhe është kthyer në një varrezë refugjatësh.
“Vendet e BE-së e kanë kthyer detin Mesdhe në një varrezë emigrantësh. Të tregohet ndjeshmëri dhe bashkëpunim”, ka thënë Erdogan.
Turqia është vendi i parë që pret emigrantët nga Siria dhe po përballet me një situatë aspak të zakontë.
