Fillimi LajmeMoska mohon rënien e raketave ruse në Iran.

Moska mohon rënien e raketave ruse në Iran.

nga Shekulli Agency

Zyrtarë amerikanë thonë se katër raketa Ruse nga Deti Kaspik kan përfunduar në Iran dhe jo në Siri, lajmi është mohuar nga Moska.

sh-misile-rusUshtria ruse mohoi rënien e katër raketave në iran të cilët kan nisur prej Detit Kaspik siç deklaruan më herët zyrtarë amerikan të Pentagonit.

Disa media, përfshirë kanalin CNN, kan cituar zyrtarë të Pentagonit të cilët deklaruan ditën e ejte se, “misilat me rreze të gjata gjuajtur nga flota ruse kan humbur objektivat e saj duke përfunduar brenda territorit Iranian”, pa specifikuar vendin e saktë ose nëse ka patur viktima.

Çdo profesionalist e di se gjatë këtyre operacioneve ne kemi gjithmonë të fiksuar objektivat para dhe pas ndikimit, të gjitha sulmet e raketave tona kan goditur objektivin e saj, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes ruse, gjeneral Igor Konachenkov.

Fluturime mbi territorin e Iranit dhe Irakut

Të mërkurën, pas lansimeve e 26 raketave nga Deti Kaspik, Rusia tha se kishte goditur disa objektiva në veri dhe veri-perëndimorë të Siris. Ministri rus i Mbrojtjes ka publikuar në faqen e saj një infografik ku tregon rreth 1500 km trajektorin e raketave via mbi Iranin dhe Irakun, (dhe se), kan evituar hapsirën ajrore e Turqisë dhe Azerbajxhanit para se të përfundonin mbi objektivat e caktuara në Siri.

Rusia, e cila kryen bombardime që nga 30 shtatori në Siri, jan duke e mbështetur edhe ofensivën e madhe nisur të mërkurën nga regjimi ushtarak në disa fronte në perëndim. Hezbollahu dhe  Teherani jan të përfshirë gjithashtu me luftimet në terren së bashku me ushtrinë siriane.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter, është ankuar të enjten se rusët kanë gjuajtur raketa prej nga Kaspiku pa paralajmërim./Shekulli Agency/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies