Fillimi LajmeBotaBoneva i bën thirrje Zaevit: Publiko të gjitha “bombat” për mua

Boneva i bën thirrje Zaevit: Publiko të gjitha “bombat” për mua

nga Shekulli Agency

sh-silvana-bonevaDeputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva, nëpërmjet rrjetit social facebook, është drejtuar deri te lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke i bërë thirrje atij që t’i publikoj “bombat” në të cilat dëgjohet zëri i saj, duke pohuar se nuk ka shqiptuar asnjë fjalë jo morale ose ndonjë veprim.

“Përsëri i bëj thirrje publike Zaevit, në vend që në mënyrë tinëzare të fshihet pas portaleve të dirigjuara dhe grupe të facebook-ut, të grumbulloj forcë, si kryesori i opozitës i cili me projektin ‘E vërteta për Maqedoninë’ do të na rikthej ‘lirinë dhe demokracisë’ të dal publikisht dhe të publikoj biseda të mira nga bombat e tij, ku kam të paktën një fjalë jo morale, e lerë më diçka jo morale të kem bërë. Në të kundërtën, të del dhe publikisht të kërkoj falje për metodën jo të ndershme që po përdorë për eliminimin politik”, shkruan Boneva, transmeton SHENJA.

Më pas deputetja potencon se në të kundërtën do të njoftoj të gjitha ambasadat për shpifjet e bërë në adresë të saj.

“Nëse edhe më tutje ai dhe grupi parlamentarë i LSDM-së rreth tij, vazhdojnë të heshtin, të gjitha fyerjet që janë bërë në adresën time do t’i njoftoj ambasadat, të shohin se si Zaev, LSDM dhe koalicioni po konfrontohen me anëtarë i ekipit negociues të VMRO-DPMNE-së. Arsyetim për heshtje nuk ka! Ligji për ndalimin e bombave nuk ka, posaçërisht kur duke u fshehur pas tyre, tenton të më diskreditoj politikisht dhe personalisht duke u fshehur pas atyre”, thuhet në publikimin e Sillvana Boneva. /SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies