Fillimi LajmeKFOR-i Turk hapë kënd lojërash për fëmijët në Kosovë

KFOR-i Turk hapë kënd lojërash për fëmijët në Kosovë

nga Shekulli Agency

Një kënd lojërash është ndërtuar në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, nga Kryesia e Delegacionit Turk (KFOR-i Turk) në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit civilo-ushtarak, raporton AA.

Në ceremoninë e inaugurimit të mbajtur në shkollë morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Fatih Topçu; shefi i Delegacionit Turk në Kosovë, koloneli i Këmbësorisë Harun Elitas; nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Furkan Butuç dhe drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, Rrahim Bektashi, si dhe mësues, nxënës e prindër.

Në fjalën e tij, Konsulli i Përgjithshëm Topçu shprehu kënaqësinë për projektet e realizuara në fusha të ndryshme nga trupat turke, të cilat janë të pranishme në Kosovë për të kontribuar në paqe dhe stabilitet.

Topçu theksoi se Turqia do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa të tilla përmes të gjitha institucioneve të saj që veprojnë në Kosovë.

Koloneli i Këmbësorisë Elitas deklaroi se investimi te fëmijët përbën investimin më të vlefshëm për të ardhmen e vendit.

“Ky kënd modern lojërash që po inaugurojmë sot është një simbol i prekshëm i dashurisë së ushtarëve turq për vëllezërit dhe motrat e tyre kosovare, për fëmijët këtu dhe i mbështetjes së palëkundur të kombit turk”, tha ai.

Butuç dhe Bektashi gjithashtu mbajtën fjalime duke falënderuar trupat turke për mbështetjen e tyre.

Pas fjalimeve, nxënësit shfaqën një program artistik. Ceremonia përfundoi me prerjen e shiritit të këndit të lojërave të shkollës fillore “Emin Duraku”.

Trupat turke shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, që nga viti 1999.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies