Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut siguron se sulmet e kryera nga Rusia në Sirin perëndimore janë të koordinuara me trupat pro – Assad, të cilët morën mundësinë për të nisur një ofensivë tokësore.
Bombardimet të kryera nga Rusia në Sirin perëndimore janë të shoqëruara edhe me sulme në terren, njoftoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas informatave për momentin nuk specifikohet se kush merr pjesë në këtë sulm operacionesh në terren, por në përgjithësi përfshihen nën forcat e regjimit të ushtrisë siriane dhe aleatët e saj fqijë si, Hezbollah në Liban dhe Garda Revolucionare e Iranit (GRI).
Më 1 tetor, ditën e dytë e ndërhyrjes ushtarake ruse në Siri, burimet libaneze deklaruan për (Reuters) se qindra ushtarë iranianë kishin marrë pozicione në Siri për një ofensivë tokësore në mbështetje të forcave qeveritare të presidentit Bashar al-Asad duke përfshirë Iranin me Rusinë një nga dy aleatët kryesorë.
Sipas burimeve rajonale, Gjenerali Iranian “Qassem Soleimani” komandant i forcës speciale (GRI) merr urdhra direkt nga Lideri Suprem të Revolucionit iranian Ajatollah Ali Khamenei, -pasi Generali Iranian ka marrë pjesë edhe në përgatitje për fushatën ajrore ruse në Siri.
Rusia, aleatja e regjimit të Bashar al-Asad ka filluar fushatën ajrore në Siri duke thënë se qëllimi jonë është lufta kundër grupeve terroriste përfshirë organizimin e Shtetit Islamik DAESH i cili kontrollon një pjesë të madhe të teritorit sirian.
Presidenti rus Vladimir Putin sot në një televizon tha se, avionët rus do të mbështesin ushtrinë siriane gjatë ofensivën tokësore kundër DAESH. Operacionet e ardhshme ushtarake ruse në Siri do të sinkronizohen me operacionet tokësore të ushtrisë siriane dhe forcave ajrore ruse.
Shekulli Agency: