Fillimi LajmeDavutoglu: Turqia nuk dot bëjë më asnjë lëshim sa i takon sigurisë të saj territoriale

Davutoglu: Turqia nuk dot bëjë më asnjë lëshim sa i takon sigurisë të saj territoriale

nga Shekulli Agency

“Neve kemi dhënë urdhër dhe përgjigje shum të qart nëse bëhet shkelje e mëtejshëm të hapësirës tonë ajrore”,deklaroi kryeministri turk.

davudogluKryeministri turk, Ahmet Davutoglu deklaroi para anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ( AKP ) në Stamboll, Turqia nuk do të bëjë më asnjë lëshim në lidhje me sigurinë territorial dhe kufijt e saj.

Një tension është ngjallur midis vendit tonë dhe Rusisë në kufirin sirian. Para së gjithash unë dua të sqaroj një gjë, Fillimisht kriza në Siri ka lindur si pasojë e masakrave nga regjimi kundër popullit të vet, më pas organizatat terroriste hyrën në lojë dhe kjo i dha një dimension rajonal konfliktit në siri. Përpiqur me mënyra anasjelltas, përsëri regjimi është përgjegjës për situatën në vend.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është përgjegjës për situatat e krijuara, anëtarët e saj nuk ishin në gjendje të bien dakord për një veprim në Siri. Ato vende që kundërshtuan çdo ndërhyrje nga jashtë në Siri, tani janë përfshirë direkt në konflikt. Nuk ka asnjë mosmarrëveshje midis Turqisë, Rusisë dhe bashkësisë ndërkombëtare mbi trajtimin e situatës në siri. Kjo luftë nuk duhet të jetë kundër kundërshtarëve të moderuar ndaj regjimit. Në veri, vetëm opozita e moderuar përballet me Daesh, regjimi nuk e lufton Daesh, -realisht Këto vende jan duke e dobësuar opozitën dhe për një kohë avantazhojn Daesh.

Davutoglu tha se ngacmimi kundër avionëve turk dhe shkeljet mbi hapësirën e sigurimit ajrore nga avionët rus, nuk ndodheshin mbi zona ku vepron dhe kontrollon Daesh, realisht shtrojm pyetjen se, cili ishte qëllimi në lidhje me objektivin e vërtetë të këtij intervenimi.

“Turqia dhe Rusia janë miqë dhe fqinjë, nuk ka konflikt interesi mes dy vendeve tona” tha Davudoglu duke vazhduar: “Ne presim që Rusia të marrë në konsideratë shqetësimet tona në lidhje me sigurinë në jug të territorit tonë. Rusia duhet të kuptojë kërcënimin ndaj kufijve tanë me Sirinë. Unë përsëris them edhe një herë, ne kemi dhënë urdhër dhe përgjigje shum të qart nëse bëhet shkelje e mëtejshëm të hapësirës tonë ajrore. Ne nuk do të bëjmë tolerime më në as një mënyrë. Ne presim që të gjithë të respektojnë kufijtë tanë”, deklaroi kryeminstri turk.

(Për një zgjidhje të qëndrueshme në Siri, Moska dhe Ankaraja janë të gatshëm të punojnë së bashku, edhe me Iranin), u shpreh Davudoglu.

Megjithatë, sulmet nga rusia nuk janë bërë kundër Daesh. Sipas informacioneve tona, 57 sulme jan kryer, vetëm dy i janë referuar Daesh-it, tjerët kan goditur opozitën e moderuar siriane. Diplomatët tanë jan duke diskutuar me autoritetet ruse mbi ngjarjet e fundit, për shkeljen e hapësirës tonë ajrore. Hapësira e sigurimit tonë ajrore duhet të respektohet, ne nuk duam që të krijohen tensione midis NATO-s dhe Rusisë, tha kryeministri.

Shekulli Agency:

 

 

 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies