Fillimi LajmeBotaTurqia vendos bazë ushtarake në Azerbajxhan

Turqia vendos bazë ushtarake në Azerbajxhan

nga Shekulli Agency

Qeveria e Azerbajxhanit ka urdhëruar që ndërtesat dhe objektet në qytetin ushtarak Gizli Sherg të jenë në shërbim të forcave të armatosura turke

aliyevPresidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, të mërkurën nënshkroi dekretin e miratimit të protokollit, me të cilin ushtria turke do të menaxhon me ndërtesat dhe objektet e qytetit ushtarak në këtë vend.

Protokolli thotë se Qeveria e Azerbajxhanit ka urdhëruar që ndërtesat dhe objektet në qytetin ushtarak Gizli Sherg të jenë në shërbim të forcave të armatosura turke. Një nga ndërtesat ndodhet në terminalin e aeroportit në afërsi të fshatit Haxhi Zeynalabdin Tagiyev.

Qeveritë e Azerbajxhanit dhe Turqisë këtë protokoll të rëndësishëm e kanë nënshkruar më 3 korrik 2016.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies