Fillimi LajmeBotaTentativa e FETÖ-s për grusht shteti, arrestohen ushtarët që shtypën me tank civilët

Tentativa e FETÖ-s për grusht shteti, arrestohen ushtarët që shtypën me tank civilët

nga Shekulli Agency

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë thuhet se, ushtarët që shtypën 6 persona në rrugën 03 Europa në Esenler të Stambollit janë arrestuar

puc-turUshtarakët të cilët dërguan tanket ndaj civilëve ku shtypën disa prej tyre gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi në mbrëmjen e 15 korrikut janë arrestuar nga forcat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë thuhet se, ushtarët që shtypën 6 persona në rrugën 03 Europa në Esenler të Stambollit janë arrestuar.

Ushtarët dhe ushtarakët ishin pjesë e Komandës së Brigadës 66 këmbësorike të mekanizuar.

Në hetimin e ngritur për rastin në fjalë thuhet se ndër ushtarakët që ishin në tank gjendeshin, toger Serdar Değirmendere, specialist Maksut Keleşoğlu dhe specialist Çavuş Idriz.

Pas veprimeve të zakonshme në rajonin e policisë tre zyrtarët ushtarakë janë nxjerrë përpara trupit gjykues ku në lidhje me ta është dhënë vendimi arrest me burg.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies