Fillimi LajmeBotaTurqi, në oborrin e konviktit të femrave të FETO-s gjenden 897 rrënjë kanabis

Turqi, në oborrin e konviktit të femrave të FETO-s gjenden 897 rrënjë kanabis

nga Shekulli Agency

Ekipet e ekspertëve shkuan në konviktin privat Refia Hanim për ta mbyllur. Gjatë përpilimit të listës së gjërave në dhe rreth objektit, në oborr janë gjetur rrënjët e kanabisit

111-fet-kanNë oborrin e konviktit privat të femrave Refia Hanim në Erzurum të Turqisë, për të cilin, në kuadër të hetimit për tentim të grusht shtetit u soll vendimi për mbyllje, janë gjetur dhe sekuestruar 897 rrënjë kanabis.

Në përputhje me vendimin e marrë në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, në Erzurum ka filluar mbyllja e shkollave dhe konvikte për të cilat është konstatuar se janë të lidhura me organizatë terroriste FETO.

Ekipet e ekspertëve shkuan në konviktin privat Refia Hanim për ta mbyllur. Me rastin e përpilimit të listës së gjërave në dhe rreth objektit, në oborr janë gjetur rrënjët e kanabisit.

Zyrtarët më pas e kanë mbyllur edhe konviktin për meshkuj Ramiz Efendi, i cili mban emrin e babait të tij Fetullah Gylenit, udhëheqësit të organizatës terroriste FETO/PDY dhe shkollën fillore private Kardelen.

Në kuadër të hetimit janë arrestuar tre persona të punësuar në konviktet dhe në shkollë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies