Komisioni Shtetëror Zgjedhor më së voni të martën duhet të publikoj emrat dhe mbiemrat e 40 mijë votuesve që janë të dyshimtë, ndërsa nëse ata nuk paraqiten për të konfirmuar identitetin e tyre në afatin e parashikuar do të fshihen nga Lista Zgjedhore.
Shumica prej tyre siç edhe ka pohuar vetë ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov janë shqiptarë dhe i takojnë njëjësisë së 6 votuese.
Lista do të publikohet në faqen e KSHZ-së, ndërsa të dyshuar saktësisht janë 39.502 votues.
Pas kryqëzimit të të dhënave nga ana e KSHZ-së është vërtetuar se 171.500 persona nuk kanë asnjë aktivitet në vend, gjegjësisht janë jashtë vendit. Ata do të vendosen në një listë të veçantë.
Deri më 4 gusht do të duhet të formohet edhe ad-hok trupi për mbikëqyrjen e mediave, 100 ditë para zgjedhjeve.
/SHENJA/