Fillimi LajmeBotaÜnal: Veprojmë në koordinim me nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm

Ünal: Veprojmë në koordinim me nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm

nga Shekulli Agency

Në deklaratën e tij gjeneralu Ünal potencoi se disa media me qëllimisht transmetuan lajme të rreme me pretendimin për të shkaktuar huti në opinion

unalKomandanti i Forcave Ajrore të ushtrisë turke, gjenerali Abidin Ünal tha se të gjitha forcat e armatosura turke në kompetencë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mënyrë të koordinuar dhe të angazhuar punojnë për pastrimin e elementeve tradhtare të organizatës terroriste FETO e cila javën e kaluar tentoi një grusht shteti ushtarak në Turqi.

“Ne jemi të përkushtuar dhe në vazhdimësi veprojë nën komandën dhe në koordinim me shefin tonë për të pastruar grupet terroriste dhe të paligjshme që janë infiltruar në radhët tona. Ne veprojmë me vendosmëri dhe forcën e bashkuar. Nuk ka asnjë arsye për dyshim në këtë”, deklaroi Unal për gazetarin e AA-së.

Në deklaratën e tij gjeneralu Ünal potencoi se disa media me qëllimisht transmetuan lajme të rreme me pretendimin për të shkaktuar huti në opinion.

“Deklaratën që e kam dhënë brenda Forcave ajrore disa media qëllimisht e kanë shtrembëruar duke e nxjerrë nga konteksti duke transmetuar informacione që nuk janë të sakta as në kuadër të situatës reale”, sqaroi Ünal .

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies