Fillimi LajmeBotaTurqi, merr votëbesimin qeveria e 65-të e udhëhequr nga Binali Yıldırım

Turqi, merr votëbesimin qeveria e 65-të e udhëhequr nga Binali Yıldırım

nga Shekulli Agency

Qeveria e 65-të e udhëhequr nga Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe deputetit të Izmirit Yıldırım mori votëbesimin

parlamenti-turqiQeveria e 65-të e udhëhequr nga Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe deputetit të Izmirit Binali Yıldırım mori votëbesimin.

Pas fjalimeve të Kryetarit të Kuvendit të Turqisë Ismail Kahraman dhe kryetarëve të grupeve parlamentare në seancë plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) u kalua në axhendë.

Votëbesimi i qeverisë së 65-të në seancën plenare u bë në mënyrë të hapur dhe u pranua të bëhet në mënyrë elektronike.

Në votëbesimin e qeverisë së 65-të morën pjesë 453 deputetë, ku 315 vota ishin pro dhe 138 kundër.

Kryeministri Binali Yıldırım pas votëbesimit mbajti një fjalim falënderimi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies