Fillimi LajmeBotaErdogan: Ne do të dalim fitues

Erdogan: Ne do të dalim fitues

nga Shekulli Agency

Presidenti Erdogan dhe Kryeministri Yildirim vizituan qytetin e Diyarbakirit

kot-erd-“Pa marr parasysh se çfarë bëjnë ne do të dalim fitues”, kështu u shpreh Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me organizatën terroriste PKK.

Njërën prej takimeve më kuptimplote të tij gjatë vizitës në Diyarbakir, Presidenti Erdogan e bëri me fshatarët e fshatit Tanisik, ku nga sulmi i organizatës terroriste PKK të ndërmarr më 12 maj me një kamion të ngarkuar me 15 ton mjete shpërthyese humbën jetën 16 persona dhe u plagosën 23 të tjerë.

Presidenti Erdogan së bashku me Kryeministrin Binali Yildirim vizituan shtëpinë e ngushëllimeve të hapur në fshat.

Duke e bërë të ditur se Turqia është duke zhvilluar luftë kundër terrorit, Presidenti Erdogan tha: “Ata të cilët nuk mund ta shohin vendin tonë duke përparuar japin këshilla brenda dhe jashtë vendit”.

“Shteti ynë është i fort”, – ka thënë Erdogan ndërsa familjeve të dëshmorëve u dha mesazhin se “qëndrojmë pranë jush”.

Presidenti tha se vlerësojnë lartë durimin e familjeve të dëshmorëve gjatë këtij procesi ndërsa dha mesazhin e qartë duke thënë se “padyshim se ne do ta mbarojmë këtë punë”.

Edhe zonja e parë, Emine Erdogan dhe bashkëshortja e Kryeministrit Semiha Yildirim, vizituan shtëpinë e ngushëllimeve për gra.

/TRT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies