Në deklaratën e publikuar nga Prefektura e Stambollit, theksohet se deri në orën 13:00 sipas kohës lokale 41 persona kanë humbur jetën nga sulmi terrorist
Bëhet e ditur se numri i të vrarëve si pasojë sulmit terrorist që u organizua në Aeroportin Ataturk të Stambollit ka arritur në 41, raporton (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Prefektura e Stambollit, theksohet se deri në orën 13:00 sipas kohës lokale 41 persona kanë humbur jetën nga sulmi terrorist që ndodhin në Terminalin e Fluturimeve Ndërkombëtare në Aeroportin Ataturk të Stambollit.
Në deklaratën njoftohet se është përcaktuar identiteti 37 personave që kanë humbur jetën dhe më tej thuhet: “Dhjetë nga këta janë shtetas të huaj, ndërsa tre me shtetësi të dyfishtë. Trupat e 19 personave të pajetë u janë dorëzuar të afërmve. Prej 239 personave të lënduar, 109 janë larguar nga spitalet, ndërsa 130 prej tyre do ta vazhdojnë trajtimin. Ndërkaq, vazhdojnë hetimet e hollësishme të shumanshme në lidhje me sulmin mizor dhe autorët e tij. Lusim Zotin për mëshirë ndaj të vrarëve në këtë sulm qyqar dhe shërim për të plagosurit, dhe i ngushëllojmë të afërmit e viktimave.”
– Identiteti i personave të vrarë në sulm
Sipas të dhënave të siguruara, emrat e identifikuar të shtetasve turq dhe të huaj që humbën jetën në sulm, janë si në vijim:
“Çağlayan Çöl, Mustafa Bıyıklı, Erol Eskisoy, Sıddık Turgan, Ferhat Akkaya, Ertan An, Ali Zülfikar Yorulmaz, Serkan Türk, Göksel Kurnaz, Özgül İğde, Mahmut Mert, Sıdık Peçenek, Umut Sakaroğlu, Hüseyin Tunç, Ercan Sebat, Ethem Uzunsoy, Tevfik Yusuf Haznadaroğlu, Mahmut Çizmecioğlu, Adem Kurt, Habibullah Sefer, Murat Güllüce, Abdurrahman Abdullah İbedullah, Muhammed Eymen Demirci, Gülşen Bahadır, Fathı Bayoudh, Mukhiddinov Samat, Salar Davudi Kohnehshahrı, Taher Misfir Almalki, Nısreen Hashem Shammad, Vafika Ali Bilal, Larysa Tsybaklova, Kerime Amiri, Meryem Amiri, Zehra Amiri, Hüda Amiri, Abdulhekim Bugda, Mustafa Hüsham Saeed.”
Ndërkohë, vazhdojnë punimet për identifikimin e katër trupave të pajetë, prej të cilëve dy janë të gjinisë femërore dhe dy të asaj mashkullore.