Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është solidarizuar duke dënuar sulmet terroriste në Turqi.
Ajo i ka konsideruar si të tmerrshme, gjakatar atë çfarë ndodhi dje në aeroportin e Stambollit, por njëkohësisht duke dhënë edhe një lajm të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë të afërm në shtetin turk.
Mesazhi i saj:
I tmerrshëm, tragjik, gjakatar, gjithçka mund ta quash sulmin në Aeroportin e Stambollit që deri tani raportohet t’i ketë marrë jetën 28 njerëzve të pafajshëm.
Jemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto çaste të vështira jo vetëm për Turqinë, por për të gjithë shoqëritë e lira.
E fundit, por kurrësesi më pak e rëndësishmja; studentët shqiptarë që studiojnë në akademitë ushtarake turke dhe pacientët që kurohen në Turqi, fatmirësisht nuk janë prekur nga ky sulm me shumë gjasa, terrorist.