Në deklaratë u theksua se në bisedën mes Erdoğanit dhe Putinit është nënvizuar normalizimi i marrëdhënieve bilaterale mes vendeve
Njoftohet se në bisedën telefonike mes Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidentit rus, Vladimir Putin është nënvizuar normalizimi i marrëdhënieve bilaterale mes Turqisë dhe Rusisë, është vënë në dukje rëndësia për marrjen e hapave të nevojshme për gjallërimin e marrëdhënieve bilaterale, gjithashtu edhe bashkëpunimi kundër krizave politike, ekonomike dhe njerëzore në rajon.
Në deklaratë u theksua se në bisedën mes Erdoğanit dhe Putinit është nënvizuar normalizimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
“Presidenti Erdoğan dhe Putin, kanë nënvizuar rëndësinë për marrjen e hapave të nevojshme për gjallërimin e marrëdhënieve bilaterale, gjithashtu edhe bashkëpunimi kundër krizave politike, ekonomike dhe njerëzore në rajon. Putin, gjatë bisedës duke e dënuar sulmin terrorist mizor në Stamboll, i ka përcjellë ngushëllimet për të gjithë popullin turk presidentit tonë. Gjithashtu të dy liderët kanë theksuar përkushtimi në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe se kanë rënë dakord që të qëndrojnë në kontakte për realizimin e një takimi midis tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës së Turqisë.