Fillimi LajmeBotaStamboll, trafiku ajror kthehet në gjendje normale

Stamboll, trafiku ajror kthehet në gjendje normale

nga Shekulli Agency

Zyrtarët të mërkurën herët në mëngjes filluan me vlerësimin e dëmit që është shkaktuar në terminalin ndërkombëtar, ku ndodhi sulmi

air-ataTrafiku ajror në aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” në Stamboll, pas sulmit të mbrëmshëm terrorist, sot në mëngjes është kthyer në gjendje normale.

Pjesa e aeroportit në të cilin ndodhi shpërthimi dhe sulmi i armatosur ndaj pasagjerëve është mbyllur, por pjesët tjera sot në mëngjes kanë vazhduar me punë. Zyrtarët të mërkurën herët në mëngjes filluan me vlerësimin e dëmit që është shkaktuar në terminalin ndërkombëtar, ku ndodhi sulmi.

Punëtorët heqin mbeturinat pas shpërthimit, ndërsa ndriçimi zbuloi përmasën e vërtetë të fuqisë së sulmit terrorist.

Autoritetet turke bënë gjithçka për të aftësuar hyrjet dhe daljet në aeroport, dhe normalizuar trafikun, në çka edhe ia arritën. Gjatë sulmit terrorist në aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” në Stamboll janë vrarë të paktën 36 perosna, ndërsa pothuajse 150 janë plagosur.

Përgjegjësinë ende askush nuk e ka marrë, por mbrëmë kryeministri turk Binali Yildirim tha se njohuritë e organeve hetuese tregojnë atë se sulmi është vepër e DAESH-it.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies