Fillimi LajmeBotaPas sulmit terrorist në Stamboll, 28 të vdekur dhe 60 të plagosur (VIDEO)

Pas sulmit terrorist në Stamboll, 28 të vdekur dhe 60 të plagosur (VIDEO)

nga Shekulli Agency

aer-ataturkPrefekti i Stambollit, Vasip Shahin, ka deklaruar se në sulmin vetëvrasës sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 28 persona.

Shahin para hyrjes së Aeroportit Ataturk dha deklarata për mediat në lidhje me sulmin terrorist.

“Në sulmin vetëvrasës, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 28 persona. Afër 60 të plagosur kanë arritur në spitalet tona. Vazhdojnë trajtimet mjekësore për të plagosurit në spitale. Vazhdojnë të gjitha hetimet shumanshme dhe publiku do të informohet për zhvillimet. Hyrjet dhe daljet e udhëtarëve me shpejtësi do të kthehen në normalitet dhe së shpejti do të fillojnë fluturimet e planifikuara”, tha Shahin.

 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies