Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin Atatürk në Stamboll ka deklaruar kanë humbur jetën 36 persona dhe se ka një numër të madh të plagosurish.
“Gjetjet e bëra nga forcat tona të sigurisë, tregojnë se akti terrorist është realizuar nga organizata DAESH. Edhe pse provat rrethanore tregojnë organizatën DAESH, punimet për këtë çështje janë ende në vazhdim. Ngado që të ketë ardhur, pavarësisht qëllimit dhe synimit të sulmit, vendi ynë ka fuqinë dhe vendosmërinë për të kapërcyer këto sulme të ulëta. Bashkimi, uniteti dhe solidarizimi i të gjithë qytetarëve tanë kundër kësaj ngjarjeje të pabesë do të jetë përgjigja më e mirë që mund ti jepet luftës kundër terrorizmit”, ka deklaruar Yıldırım.
Kryeministri turk ka pohuar se terrorizmi në këtë rast është shfaqur edhe një herë si një kërcënim global dhe sipas tij ky sulm është një akt terrorist i ulët që është planifikuar me shënjestër njerëzit e pafajshëm.