Fillimi LajmeBotaRegjimi sirian godet spitalet në Alepo

Regjimi sirian godet spitalet në Alepo

nga Shekulli Agency

alepo-5444.pgAktivistët e Sirisë thonë se katër spitale në qytetin e shkatërruar nga lufta, Alepo, janë bombarduar nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë pardje, duke rrezikuar ndërprerjen e trajtimit mjekësor për afro 200 mijë civilë, që jetojnë në hapësirat e kontrolluarara nga grupet kryengritëse.

Aktivistët thanë mbrëmë se sulmet ajrore kishin filluar natën më 23 korrik dhe kishin zgjatur deri në mëngjes dhe se në mesin e pesë të vrarëve ishte një fëmijë.

Rusia, aleate e regjimit sirian, rregullisht i ka marrë në shënjestër hapësirat nën kontrollion e kryengritësve në qytetin Alepo, me sulme ajrore.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në rrjetin Twitter ka thënë se raportet për sulmet në Alepo janë “lajme tmerruese”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies