Fillimi LajmeBotaSulm i armatosur në SHBA, raportohet për dy të vdekur dhe 17 të plagosur

Sulm i armatosur në SHBA, raportohet për dy të vdekur dhe 17 të plagosur

nga Shekulli Agency

Në sulmin e armatosur në një klub nate në shtetin Florida të SHBA-ve siç raportojnë mediat amerikane dy persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën

sul-shba-655Në sulmin e armatosur në një klub nate në shtetin Florida të SHBA-ve siç raportojnë mediat amerikane dy persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën.

Sipas vlerësimeve të para në mediat amerikane në sulmin në klubin e natës “Club Blu” në Fort Myers dy persona mbetën të vrarë.

Në sulmin më 12 qershor në qytetin Orlando të Floridës në një klub nate ku kryesisht shkojnë personat me orientim homoseksual u vranë 49 persona ndërsa 53 u plagosën.

Zyrtarët e sigurisë sulmin në Orlando e kishin vlerësuar si akt terrorist.

Ishte theksuar se ish-oficer i sigurimit 29 vjeçari Omar Mateen i cili kreu sulmin në Orlando vetë e ka kryer aktin dhe se nuk ka qenë në lidhje me ndonjë organizatë terroriste.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies