Fillimi LajmeBotaTurqi, arrestohen tre ushtarë nga organizatorët e sulmit ndaj Erdogan-it

Turqi, arrestohen tre ushtarë nga organizatorët e sulmit ndaj Erdogan-it

nga Shekulli Agency

Ekipet e dërguara në zonë kapën tre persona të dyshuar si pjesë e ushtarëve organizatorë të sulmit ndaj hotelit ku kishte qëndruar presidenti Erdogan

ter-pucArrestohen tre ushtarë të tjerë të cilët gjatë tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO ndërmorrën sulm në hotelin në qytetin Marmaris të Muglas nga i cili presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ishte larguar pak para sulmit.

Pas tentativës për puç, me denoncimin se shtatë persona janë përpjekur t’i ndalojnë automjetet që po kalonin në autostradën Marmaris-Mugla pranë vendit të quajtur Gökçetepesi në Lagjen Çetibeli, forcat e sigurisë kaluan në mobilizim.

Ekipet e dërguara në zonë kapën tre persona të dyshuar si pjesë e ushtarëve organizatorë të sulmit ndaj hotelit ku kishte qëndruar presidenti Erdoğan.

Të dyshuarit Komandant Taner Barber nga ekipi i Kërkim-Shpëtimit në Beteja si dhe rreshterët Ilyas Yaşar dhe Gökhan Güçlü u dërguan në polici.

Në ndërkohë kanë filluar operacione të gjera ajrore dhe tokësore për kapjen e katër të dyshuarve të tjerë për të cilët u theksua se janë arratisur në zonën pyjore.

Ndryshe, në operacionet e filluara ndaj ushtarëve që u arratisën drejt zonës pyjore pas sulmit ndaj hotelit ku kishte qëndruar presidenti Erdogan gjatë mbrëmjes së tentativës për puç, ishin kapur 19 persona.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies