Fillimi LajmeBotaOpozita turke MHP jep përkrahje për dënimin me vdekje

Opozita turke MHP jep përkrahje për dënimin me vdekje

nga Shekulli Agency

Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) tha të martën se është e gatshme të përkrahë rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi

bahceli-655586Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) tha të martën se është e gatshme të përkrahë rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi.

Lideri i saj, Devlet Bahceli tha se partia e tij që ka 40 ulëse në Parlament do të përkrahë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në përpjekjen për të rivendosur dënimin në fjalë.

“Nëse është i nevojshëm dënimi me vdekje, nëse populi ynë e dëshiron, atëherë nuk ka pretekst për të shmangur këtë”, ka thënë Bahceli.

“Nësë Partia AK është e gatshme, MHP është mase e gatshme”, ka shtuar më tej ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies