Aktivistët palestinezë në Britani të Madhe kërkojnë nga qeveria britanike të kërkojë falje për Deklaratën e Balfourit e cila para një shekulli u bë shkaku për krijimin e shtetin hebre
Aktivistët palestinezë në Britani të Madhe kërkojnë nga qeveria britanike të kërkojë falje për Deklaratën e Balfourit e cila para një shekulli u bë shkaku për krijimin e shtetin hebre, raporton Anadolu Agency (AA).
Me peticionin e inicuar nga “Qendra Palestineze për Kthim” në Britani, nga qeveria britanike kërkohet të kërkojë falje zyrtare dhe t’u paguajë dëmshpërblim palestinezëve për Deklaratën e Balfourit.
Iniciativa e organizatës në fjalë është shpalosur nga Baronesha, Jenny Tonge nga radhët e Partisë Liberal-Demokratike, ndërkohë që në rast të tubimit të mbi 100 mijë nënshkrimeve, ekziston mundësia që e njëjta të kalohet në rendin e ditës të Parlamentit Britanik.
Baronesha Tonge javën e kaluar u suspendua nga Partia Liberal-Demokratike për “antisemitizëm” në mbledhjen e organizuar në Parlamentin britanik në lidhje me peticionin e “Qendrës Palestineze për Kthim”.
Për fillimin e peticionit nevojitet miratim nga qeveria britanike.
Javën e kaluar, presidenti palestinez Mahmud Abbas kërkoi nga Britania të kërkojë falje për Deklaratën e Balfourit.
“Ndërsa po afrohet 100-vjetori i kësaj deklarate të turpshme, në emër të popullit palestinez kërkojmë nga Britania e Madhe të kërkojë falje”, ka thënë Abbas.
Ndryshe, Deklarata e Balfourit më 2 nëntor të vitit 1917 është iniciativë e cila u fillua nga ministri i Jashtëm i atëhershëm në qeverinë e Lloyd George, Arthur Balfour, e cila rezultoi me krijimin e shtetit hebre në Palestinë.
Në letrën e vitit 1917 dërguar Lord Rothschild, Arthour Balfour ishte shprehur: “Qeveria britanike e ka parë të përshtatshme krijimin e një shteti kombëtar hebre në Palestinë dhe do të bëjë gjithçka që mundet për ta lehtësuar realizimin e këtij qëllimi”.