Fillimi LajmeBotaOmer Çelik: Perspektiva e BE-së shumë e rëndësishme, por nuk është zgjidhje e vetme

Omer Çelik: Perspektiva e BE-së shumë e rëndësishme, por nuk është zgjidhje e vetme

nga Shekulli Agency

Në Ministrinë e Integrimit Evropian u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës.

omer-celikMinistri i Integrimit Evropian, Omer Çelik deklaroi se perspektiva e BE-së është shumë e rëndësishme për Turqinë, por nuk është zgjidhja e vetme.

Në fjalimin e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës të organizuar në Ministri, Omer Çelik tha se gjatë pushtetit të Partisë AK perspektiva e anëtarësimit të plotë në BE u shndërrua në një politikë shtetërore.

Duke e bërë të ditur se rajoni është duke kapërcyer nëpër një periudhë të krizave, Omer Çelik tha: “Ne do ta ruajmë perspektivën e anëtarësimit të plotë, por BE-ja, si një projekt i paqes, nuk duhet të zbatoj standarde të dyfishta ndaj Turqisë në lidhje me çështjen e luftës kundër terrorit, e cila kërcënon paqen e brendshme dhe që nënkupton mbrojtjen e të drejtave legjitime të Turqisë. Padyshim se këto marrëdhënie janë të barabarta. Perspektiva e BE-së për Turqinë është shumë e rëndësishme, por nuk është edhe zgjidhja e vetme. Ne do të përpiqemi për të përmbushur kërkesat e politikës shtetërore duke i rritur standardet e marrëdhënieve me BE-në ”.

Omer Çelik detyrën e Ministrit të Integrimit Evropian e mori në dorëzim nga Ministri Volkan Bozkir.

/TRT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies