“Për të mbajtur stabilitetin makroekonomik, me rëndësi kyçe është zbatimi i reformave strukturore në ekonomi”, tha Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se vendi i tij duhet të gjejë resurse të reja për të evituar krizën dhe rritjen e ngadaltë ekonomike në vend.
Gjatë takimit mbrëmë vonë me Këshillin Ekonomik në Moskë, Putini paralajmëroi se derisa nuk gjejnë burime të reja ekonomike, “rritja ekonomike në vend do të jetë thuajse zero përqind”.
“Për të mbajtur stabilitetin makroekonomik, me rëndësi kyçe është zbatimi i reformave strukturore në ekonomi”, tha Putin, duke bërë thirrje për hapa të nevojshëm për reforma të ekonomisë rurale.
Raporti i publikuar më herët për zhvillimin ekonomik tregoi se madje edhe pse çmimi i naftës është rritur në 50 dollarë për një fuçi, edhe më tej nuk do të jetë e mundur që ekonomia ruse të arrijë rritje ekonomike prej pesë deri në shtatë përqind.
/AA/