Usame Xhemal, pasi ka pohuar se mulsimanët amerikanë ndjekin nga afër zhvillimet në çdo vend të botës, ka theksuar se ata do të jenë shumë të lumtur për shpëtimin e Mosulit nga DEASH-i
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizimeve Muslimane (USCMO), Usame Xhemal, duke theksuar se ka nevojë për një forcë të sigurtë që të mbrojë civilët dhe njerëzit e pafajshëm në koalicionin që do të shpëtojë Mosulin nga DEASH-i tha se “Mbështesim plotësisht Turqinë të hyjë në Mosul. Është i papranueshëm diskriminimi që kërkohet ti bëhet Turqisë nga qeveria e Irakut”, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i USCMO, Xhemal i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në zyrën e tij në Chicago. Ai pasi ka pohuar se mulsimanët amerikanë ndjekin nga afër zhvillimet në çdo vend të botës, ka theksuar se ata do të jenë shumë të lumtur për shpëtimin e Mosulit nga DEASH-i dhe humbjen e tij në çdo rajon ku ai ndodhet.
Ai ndër të tjera u shpreh se ata besojnë që operacioni për shpëtimin e Mosulit nga DEASH-i duhet të kryhet me ndjeshmëri të madhe në mënyrë që të mos përjetohen vdekje në radhët e civilëve.
“Është i papranueshëm diskriminimi që kërkohet ti bëhet Turqisë nga qeveria e Irakut”, u shpreh Xhemal duke vënë në dukje se qeveria e Irakut ka një qasje të bazuar në një standard të dyfishtë në çështjen e Mosulit. Sipas tij Turqia e cila kryen një luftë aktive kundër DEASH-it me koalicionin aktual duhet të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e Mosulit.