Fillimi LajmeBotaMerkel: Me të gjitha forcat do të luftoj kundër ndarjes së mëtejshme të BE-së

Merkel: Me të gjitha forcat do të luftoj kundër ndarjes së mëtejshme të BE-së

nga Shekulli Agency

Kancelarja gjermane përsëriti se nuk mund të fillojnë negociatat me Britaninë për dalje nga BE-ja derisa Londra formalisht nuk fillon procedurën

MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se “me të gjitha forcat” do të luftojë për të parandaluar ndarjen e mëtejshme të Bashkimit Evropian (BE), pas vendimit të Britanisë së Madhe që të braktisë Unionin.

Në fjalimin e Parlamentit Evropian, para takimit me liderët e BE-së, Merkel deklaroi se pret që Britania e Madhe dëshiron të mbajë “marrëdhëniet e afërta” me BE-në kur ta braktisë, porse Londra nuk mund të pret qasje në punë siç ka qenë më herët.

“Kush dëshiron të braktisë këtë familje nuk mund të pret që të mbajë privilegjet, ndërsa të mos ketë detyrime”, tha Merkel.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies