Fillimi LajmeBotaHamas falënderon presidentin Erdogan dhe Turqinë

Hamas falënderon presidentin Erdogan dhe Turqinë

nga Shekulli Agency

Hamas falënderon presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Turqinë, për përpjekjet e tyre në drejtim të lehtësimit të okupimit dhe mbështetjes për popullin e Gazës

kot-hama-erdHamas falënderon presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Turqinë, për përpjekjet e tyre në drejtim të lehtësimit të okupimit dhe mbështetjes për popullin e Gazës.

Në deklaratën falënderuese për shkak të qëndrimit konsekuent të Turqisë si shtet dhe si popull kundër embargos të zbatuar ndaj Gazës, për mbështetjen e dhënë ndaj kauzës palestineze dhe popullit palestinez, thuhet se qëndrimi i Hamasit kundër regjimit pushtues është i pandryshueshëm dhe se qëllimi i kryesor i tyre është përfundimi i pushtimit dhe sigurimi i të drejtave kombëtare.

Hamas më tej kërkon që të vazhdojë mbështetja e Turqisë ndaj popullit palestinez dhe heqjen e plotë të embargos. “Duhet të vazhdojnë përpjekjet për përfundimin e qëndrimeve armiqësore kundër Palestinës dhe popullit palestinez nga ana e pushtuesve zionistë, përfshirë edhe Mesxhid-i Aksanë”, thuhet në deklaratë.

“Ne si Hamas së bashku me popullin palestinez i përkujtojmë me respekt dëshmorët hero të anijes Mavi Marmara të cilët për hir të popullit dhe kauzës palestineze e sakrifikuan jetën e tyre, të plagosurit dhe popullin turk”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Hamasit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies