Kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi rezultatin e referendumit si “një goditje serioze ndaj integrimit evropian”
Gjermania ka shprehur keqardhje nga vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian (BE) dhe ka nxitur vendet anëtare të dëshmojnë unitet për të parandaluar thellimin e krizës në Evropë.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, përmes një postimi në Twitter shprehu shqetësimin e tij për daljen e Britanisë nga BE-ja.
“Një ditë pikëlluese për Evropën”, shkroi ai.
Qytetarët e Britanisë së Madhe në një referendum historik votuan për daljen e vendit nga BE-ja që ka ngjallur brengë në kryeqytetet evropiane për të ardhmen e bllokut 28 anëtarësh.
– Berlini nxit unitet
“Evropa duhet tani të qëndrojë e bashkuar. Ne, tani duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën nga ky vendim i marrë nga miqtë tanë britanikë”, tha ai, duke shtuar se ai do të jetë në kontakt të ngushtë me fuqitë e mëdha ekonomike mbi situatën.