Fillimi LajmeBotaBritania e Madhe del nga Bashkimi Evropian

Britania e Madhe del nga Bashkimi Evropian

nga Shekulli Agency

Ndërsa Anglia dhe Uellsi votuan për ta braktisur BE-në, Skocia dhe Irlanda e Veriut votuan fuqishëm për të qëndruar në BE

london-9877Britania e Madhe ka votuar për t’i dhënë fund lidhjes së saj 43-vjeçare me Bashkimin Evropian, një rezultat historik i cili do të ketë implikime globale.

Rezultati i votimit ishte i ngushtë, me 17 milionë e 410 mijë e 742 votues (51.9 përqind) që zgjodhën të largohen nga BE-ja, dhe 16 milionë e 141 mijë e 241 (48.1 përqind), që votuan për të qëndruar në bllok.

Dalja e votuesve në referendumin e Britanisë ishte 72 përqind, pjesëmarrja më e lartë e votuesve e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar në gati 25 vjetët e fundit.

Ndërsa Anglia dhe Uellsi votuan për ta braktisur BE-në, Skocia dhe Irlanda e Veriut votuan fuqishëm për të qëndruar në BE, duke ngritur kështu çështjen e të ardhmes së Mbretërisë së Bashkuar.

Rezultatet bënë që aksionet në tregjet globale të bien kështu që paundi britanik shënoi rënie kundrejt dollarit amerikan brenda natës.

Nga e premtja në mëngjes, monedha britanike ka vlerën 1.37 dollarë kundrejt dollarit, nga 1.50 sa ishte disa orë më herët.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies