Fillimi LajmeBotaMe veprimet që bën BE i jep të drejtë Erdoanit

Me veprimet që bën BE i jep të drejtë Erdoanit

nga Shekulli Agency

Autoritetet belge vazhdojnë të lejojnë PKK-në të mbajë manifestime në para selisë së BE-së, kurse Komisioni Evropian pranon të ashtuquajtura raporte për operacionet antiterroriste në Turqi.

kot-pelgjik-pkk-655Bashkimi Evropian ka bërë edhe një veprim tjetër që i jep të drejtë Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), kur e akuzon BE-në për dyfytyrësi në fushën e antiterrorit.

Ndërkohë që Belgjika e ka lejuar sërish organizatën terroriste PKK të organizojë një manifestim, Komisioni Evropian (KE) ka pranuar të ashtuquajturin raport të organizatës terroriste.

Organizata terroriste PPK me lejen që kishte marrë nga autoritetet belge organizoi një protestë në Sheshin Schuman të Brukselit, ku gjenden edhe zyrat e BE-së.

Një grup me rreth 60 veta, përkrahës të terrorit, mbanin në duar lecka që simbolizonin organizatën terroriste PKK dhe zgjatimin e saj në Siri, PYD, si dhe krahun ushtarak të kësaj të fundit YPG, bashkë me portretin e kreut terrorist.

Militantët, pjesëtarët dhe simpatizantët e PKK-së hodhën parulla të ndryshme. Më pas tre prej tyre shkuan në zyrën e Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini dhe i dorëzuan asaj një të ashtuquajtur raport, që organizata ka përgatitur në lidhje me operacionet antiterroriste që vazhdojnë në Turqi.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së pasi bisedoi për një copë kohë me përkrahësit e terrorit e pranoi raportin në fjalë.

/TRTshqip/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies